Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama në Kuçovë: Mandati i katërt, për anëtarësimin në BE

NULL NULL
01.05.2025 17:25

Kryeministri i Shipërisë, Edi Rama vijoi fushatën elektorale në Kuçovë, nga ku tha se ky qytet është transformuar nga PS.

Rama deklaroi se mandati i katërt, është i nevojshëm për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

“Kuçova e ka mbështetur historikisht, pa rezervë PS dhe më vjen mirë që nuk e kemi marrë mbështetjen tuaj si diçka që e kemi në xhep. Kemi bërë aq sa kemi mundur që ky komunitet ta ndjejë ndryshimin që ka prekur të gjithë Shqipërinë”.

“Do vijojmë ta mbështesim Bashkinë Kuçovë me aq sa mundemi dhe qarkun e Beratit. Si e gjithë Shqipëria, edhe ky komunitet, çdo familje, ka nevojë nga mandati ynë i katërt, për përmbushjen e një misioni historik, për popullin shqiptar, për Shqipërinë. Anëtarësimin në Bashkimin Europian. Me anëtarësimin në BE, Shqipëria do të marrë 1 miliard euro në vit”, ka shtuar Rama./abcnews.al

lajme të ngjashme