Rama emëron pesë zëvendësministrat e rinj, ja emrat që i bashkohen kabinetit NULL NULL 18.09.2024 20:21 18.09.2024 20:21 Mbledhja e Këshillit të Ministrave në Shqipëri ditën e sotme ka sjellë disa ndryshme të reja në kabinetin qeveritar. Kryeministri Edi Rama i ka besuar pozicionin e zëvendësministres së Turizmit, Ilva Gjuzit, e cila është prezantuar në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Partisë Socialiste si nënkryetare e saj. Ndërkohë Blerta Rama është emëruar zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, drejtuar nga ministri Blendi Gonxhe. Nga ky pozicion është liruar Endrit Yzeiraj, i cili është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Gjithashtu edhe Silda Çepe është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Sofjan Jaupaj u emërua zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit. /euronews.al