Rama do të niset për Itali më 26 maj në kuadër të turit me diasporën NULL NULL 13.05.2024 13:13 13.05.2024 13:13 Foto nga arkiva: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme. Kryetari Bledi Çuçi, në nisje të fjalës së tij, falënderoi deputetët për të gjithë angazhimin e tyre në takimin që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbajti një ditë më parë me bashkatdhetarë në Athinë. Çuçi kërkoi nga deputetët po të njëjtin përkushtim edhe për takimet e tjera të turit me Diasporën. I radhës është takimi në Itali më 26 maj. “Të gjithë kolegët që kanë lidhje personale apo elektorale të angazhohen për takimin e radhës në Milano pas dy javësh. Ju kërkoj ta merrni me shumë impenjim”, ka thënë Çuçi. Mbledhja vijoi më pas me diskutime për agjendën parlamentare. Çuçi ndau me deputetët projektligjet dhe marrëveshjet që pritet të dërgohen në seancën e ditës së enjte në Kuvend, teksa përsëriti kërkesën për të mos pasur mungesa në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në seancën plenare. Më pas disa deputetë ngritën për diskutim çështje të ndryshme komunitare, sipas zonave që përfaqësojnë./topradio/