Rama dërgon në Presidencë propozimet për ndryshimet në qeveri NULL NULL 06.09.2023 16:46 06.09.2023 16:46 Edi Rama Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dërguar në Presidencë propozimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Në bazë të Kushtetutës, kreu i shtetit ka 7 ditë kohë për t’u shprehur dhe për të dekretuar ministrat e rinj. Bëhet me dije se më datat 6-8 shtator, Presidenti Bajram Begaj ndodhet në Kazakistan për një vizitë shtetërore. Kujtojmë se gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, më 4 shtator, Rama prezantoi dhe ndryshimet në kabinetin qeveritar. Nga ndryshimet e bëra u prekën 6 ministri, ndërkohë që u shkri Ministria për Standardet dhe Shërbimet, raporton “Euronews Albania”. Sakaq u shtua një tjetër ministri pa protofol, Ministria e Pushtetit Vendor, e cila do të drejtohet nga Arbian Mazniku. Shefi i qeverisë së Shqipërisë bëri me dije se posti i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme do t’i besohet Igli Hasanit. Sakaq Ogerta Manastirliu është larguar nga Ministria e Shëndetësisë dhe është emëruar si Ministre e Arsimit dhe Sportit. Ministrja Delina Ibrahimaj është zhvendosur nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. Në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë është emëruar Ervin Meta. Deputetes së PS Anila Debaj i është besuar posti i Ministrisë së Bujqësisë, e cila do të zëvendësojë ish-ministren Frida Krifca. Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është emëruar Albana Koçiu.