Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rakiq: Nëse Prishtina dhe Brukseli nuk e bëjnë, ne do ta formojmë Asociacionin

NULL NULL
27.12.2016 14:37

Nëse Prishtina dhe Brukseli së shpejti nuk zbatojnë atë që është paraparë dhe rënë dakord me marrëveshjen e Brukselit për formimin e Asociacionit të komunave serbe atëherë përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova, vet do ta formojnë AKS-në.

Kështu ka deklaruar sot kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.

Ai në një deklaratë për “Tanjug” tha se  kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë në lidhje me këtë çështje e kanë informuar edhe kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq në takimin e djeshëm në Beograd, transmeton Klan Kosova.

Raportohet se nga Vuçiq në këtë takim është kërkuar mbështetje për realizimin e këtyre qëllimeve, veçanërisht pasi formimi e Asociacionit.

 

lajme të ngjashme