Rahoveci triumfon ndaj Sigal Prishtinës NULL NULL 01.12.2021 21:21 01.12.2021 21:21 Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 93:76 (26:24, 21:14, 19:15, 27:23), në kuadër të javës së 12-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll. Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë dhe gjatë gjithë çerekut të parë, herë njëra skuadër kalonte në epërsi dhe herë tjetra, pa arritur të shkëputeshin në rezultat, ndërsa kjo pjesë përfundon me rezultat 26:24. Në periudhën e dytë, më të mirë ishin vendasit, që ishin në epërsi konstante, kurse në fund të pjesës së parë arritën epërsinë më të lartë 47:36, kurse pjesa e parë përfundon me rezultat 47:38. Vendasit për një nuancë ishin më të mirë edhe në periodën e tretë, duke mos i lënë prishtinasit të afroheshin në rezultat, kurse epërsinë më të lartë e arritën në 16 pikë, 63:47, ndërsa shifrat në semafor, pas 30 minutash, ishin 66:53. Vreshtarët menaxhuan lojën në dhjetë minutat e fundit, duke shënuar fitore me rezultat 93:76, transmeton Klankosova.tv. Te Rahoveci u dallua Milik Yarbough, me 20 pikë e tetë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dallua Jan Palokaj, me 18 pikë. Rahoveci ka tri fitore dhe nëntë humbje, kurse Sigal Prishtina ka gjashtë fitore dhe gjashtë humbje.