Rafuna: Investimet në Kosovë janë në rënie, jemi në pikën më të keqe (VIDEO) NULL NULL 19.08.2025 10:01 19.08.2025 10:01 Nuk ka pasur investime, por as interesim për to nga investitorët e huaj në Kosovë. Kështu tha Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova. “E them me plot përgjegjësi, nuk ka pasur investime, por as interesim për to. Edhe investimet e diasporës që i kemi pasur kanë filluar të bien. Jemi në pikën më të keqe”, tha ai. E kjo sipas tij, është përkeqësuar edhe më shumë pas vendimit për liberalizim të tregut të energjisë./Klankosova.tv.