Rafineria ruse e naftës në mbyllje emergjente, e sulmoi ‘droni ukrainas’ NULL NULL 17.05.2024 17:57 17.05.2024 17:57 Foto nga Reuters Një sulm i supozuar me dron ukrainas shkaktoi një zjarr në një rafineri nafte në Krasnodar të Rusisë. Zjarri ka detyruar mbylljen emergjente në objektin, në pronësi të Rosneft, kanë thënë për Reuters dy burime të njohura me çështjen, transmeton Klankosova.tv. Sipas një burimi, dronët goditën njësinë e prodhimit të gazit të lëngshëm të naftës, ndërsa njësia e distilimit të papërpunuar mbeti e padëmtuar. “Nuk kishte tym të zi gjatë zjarrit. Kjo do të thotë se ishte vetëm gazi që digjej”, tha një burim. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi se zjarri ishte shuar, duke cituar autoritetet lokale. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mbrojtja ajrore rrëzoi 44 dronë mbi rajonin Krasnodar dhe gjashtë mbi rajonin Belgorod.