Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Radiohead vijnë me albumin e nëntë (VIDEO)

NULL NULL
06.05.2016 20:35

Albumi i nëntë i rok grupit “Radiohead”, që ende nuk ka një titull, do të publikohet në ora 19:00 të dielën, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.

Grupi e kanë bërë të ditur lajmin se albumi i tyre po vjen, bashkë me një këngë të re të quajtur Daydreaming.

Me një ambient meditues e në të njëjtën kohë euforik, videoklipi i ri i grupit, nis me vokalistinThom Yorke, i cili shfaqet duke ecur në disa hapësira të çuditshme: një korridor hoteli, një shtëpi e braktisur, një spital, një dyqan, një pyll, një mal me borë në një plazh e më pas në një parking veturash.

Albumi i fundit i Radiohead, ishte lansuar në vitin 2011, dhe quhej “The King of Limbs”.

lajme të ngjashme