Radari Mobil kap shoferin duke tejkaluar në vijë të plotë (VIDEO) NULL NULL 20.03.2025 12:02 20.03.2025 12:02 Sot rreth orës 08:17, policia në Prizren gjatë patrullimit në rrugën Prizren-Gjakovë, ne fshatin Piranë ka identifikuar kundërvajtësin me inicialet Q.TH. i cili me mjetin transportues bëri tejkalim të rrezikshëm në vijë të plotë. Radari Mobil ka incizuar kundërvajtjen e shkaktuar. Organet e rendit i kanë shqiptuar kundërvajtësit fletëparaqitje për kundërvajtje sipas dispozitave ligjore dhe i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj. Policia e Kosovës tutje në njoftim apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut.