Ra në bunar në oborrin e shkollës, policia konfirmon vdekjen e 59-vjeçarit në Kaçanik NULL NULL 11.02.2026 08:08 11.02.2026 08:08 Foto ilustruese Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e 59-vjeçarit, i cili ra në një bunar në oborrin e një shkolle në fshatin Bajincë të komunës së Kaçanikut. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për Klankosova.tv se rreth orës 22:30, ekipet e zjarrfikësve dhe vullnetarët kanë arritur ta nxjerrin trupin, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar se ishte pa shenja jete. “Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë”, tha Veseli. Klankosova.tv ka mësuar se i ndjeri është Sylejman Fazliu. E dhimbshme: Ky është 59-vjeçari që dyshohet se ra në bunar dhe humbi jetën