E dhimbshme: Ky është 59-vjeçari që dyshohet se ra në bunar dhe humbi jetën NULL NULL 11.02.2026 07:05 11.02.2026 07:05 Sylejman Fazliu dyshohet se është 59-vjeçari që ra në bunar në orët e mbrëmjes të së martës në fshatin Bajnicë të Kaçanikut dhe u nxjerr pa shenja jete. Kështu kanë bërë të ditur për Klankosova.tv, banorët e fshatit, të cilit ishin edhe në vendin e ngjarjes. Klankosova.tv ka mësuar po ashtu se 59-vjeçari kishte rënë në pusin që ndodhet në oborrin e një shkolle. Trupi është nxjerrë nga zjarrfikësit e rajonit të Ferizajt, ndërsa sipas banorëve ekipet mjekësore e kanë konstatuar vdekjen e tij. Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxirret pa shenja jete (VIDEO)