Qytetit të Gjirokastrës po i humb shkëlqimi, dy banesa pranë shtëpisë së Kadaresë drejt shembjes NULL NULL 09.12.2018 22:33 09.12.2018 22:33 Qyteti Muze i Gjirokastrës po zbehet dita-ditës nga madhështia e saj. Shtëpitë karakteristike po humbasin vlerat artitekturore dhe sot, kryesisht në lagjet e sipërme të qendrës muzeale, ato janë amortizuar. Banorët pohojnë se një pjesë e godinave që po shkojnë drejt rrënimit nga braktisja dhe nga mungesa e certifikatave të pronësisë. Janë dy banesa në afërsi të shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadare, të cilat jo vetëm janë në gjendje të amortizuar, por edhe rrezikojnë jetën e banorëve dhe të kalimtarëve. Vangjel Qurku pohon se rreziku është i madh, ndërsa shton se këto dy objekte para rrënimit mbartnin vlera të rralla të stilit të ndërtimit. Mirëmbajtja e këtyre banesave bëhet vetëm nga investimet dhe fondet e akorduara nga dega e Monumenteve, pasi janë ndërtesa që kërkojnë shuma të mëdha monetare për tu investuar në to, për restaurimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Banorët pohojnë se prej 20 vitesh nuk kanë ndier dorën e institucioneve përgjegjës për të ndërhyrë tek banesat, të cilat për shkak të stilit të ndërtimit të tyre janë pjesë e UNESCO-s, shkruan Oranews.