Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qyteti amerikan do të votojë për përdorimin e kërpudhave magjike

NULL NULL
07.05.2019 16:30

Qyteti amerikan i Denverit do të votojë në një referendum që në efekt do të miratonte përdorimin e kërpudhave magjike.

Nëse miratohet, masa do të pengonte zyrtarët nga “shpenzimi i burimeve për të shqiptuar dënime penale” për përdorim personal dhe posedim të kësaj droge.

Kërpudhat magjike përmbajnë një kemikat psikodelik, psilocybin, i cili sipas ligjit federal amerikan i takon të njëjtit grup droge të ndaluara si heroina ose LSD.

Denver dekriminalizoi marihuanën në vitin 2005 përpara shtetit të Kolorados.

Referendumi i së martës është votimi i parë publik në SHBA mbi kërpudhat magjike.

Votuesit do të pyeten nëse përdorimi personal dhe posedimi i drogës duhet të jetë “përparësia më e ulët e zbatimit të ligjit” të qytetit.

Nëse miratohet, aktgjykimi do të zbatohej për banorët e qytetit të Denver dhe të Qarkut mbi moshën 21 vjeçare.

lajme të ngjashme