Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qytetari rumun merr mesazh nga Ministria e Jashtme e vendit të tij: Mos udhëtoni nëpër Kosovë

NULL NULL
29.07.2025 09:26

Një qytetar rumun ka pranuar një mesazh nga Ministria e Jashtme e vendit të tij.

Sipas mesazhit të MPJ-së rumune, qytetarët udhëzohen të mos udhëtojnë nëpër Kosovë.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka lëshuar një paralajmërim udhëtimi për në Kosovë. Në situata të veçanta, ju lutemi të kontaktoni Zyrën Rumune në Prishtinë”, thuhet në këtë mesazh që e ka siguruar Klan Kosova.

Sipas informacioneve që ka Klan Kosova, shumica e qytetarëve rumunë disa prej të cilëve po i kalojnë pushimet në Shqipëri, po kalojnë nga Maqedonia e Veriut.

Kjo sepse sipas tij, Kosova po konsiderohet si zonë e rrezikshme.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje në adresë të Ministrisë së Jashtme të Rumanisë dhe është në pritje të një përgjigje lidhur me këtë rast./Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme