Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

QKUK: Rast i rrallë, një nënë 51 vjeçare lindi foshnje

NULL NULL
02.10.2021 11:19

Një rast i rrallë i lindjes është regjistruar në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

QKUK njofton se pacientja me inicialet A.I., 51 vjeçare, lindi një fëmijë të gjinisë mashkullore, me peshë 3.6 kilogramë.

“Lindja është kryer me operacion, suksesshëm. Pas lindjes, neonatologët e Klinikës së Neonatologjisë, kanë kryer të gjitha kontrollet e foshnjës dhe kanë monitoruar në vazhdimësi gjendjen shëndetësore. Gjendja e pacientes dhe e bebes është stabile, sipas mjekëve, dhe shumë shpejt do të lirohen për në shtëpi”, bën të ditur QKUK, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme