QKMF-ja e Rahovecit ofron mamografi falas gjatë gjithë muajit tetor NULL NULL 03.10.2022 14:19 03.10.2022 14:19 Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec ka njoftuar se nga nesër ,më datë 4 tetor, e deri në fund të këtij muaji do të ofrojë mamografi falas. Kjo nismë vjen për nder të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Të interesuarit, mamografinë mund ta bëjnë në këtë qendër çdo ditë pune, nga e hëna në të premten, prej orës 11 deri në 14.