QKK mbështet 26 projekte filmike (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 27.12.2020 23:17 nga Qendresa Sinani 27.12.2020 23:17 Qendra Kinematografike e Kosovës ka vendosur që t’i mbështesë 26 projekte filmike të kategorive të ndryshme këtë vit. Në kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë artistik, debutant, postproduksion dhe bashkëprodhim minorë janë mbështetur 7 projekte, njofton Klan Kosova. Në kategorinë e filmit të shkurtër dhe të gjatë dokumentar janë mbështetur 4 projekte. Në kategorinë e filmit të shkurtër animacion dhe artistik 4 projekte dhe në kategorinë e konkursit për zhvillim skenari 11 projekte. Vlera e mbështetjes për të gjitha projektet arrin mbi 650 mijë euro, ndërkohë që fituesit u shprehën të gëzuar pasi në mbi 70 konkurrentë arritën të zgjedhen më të mirët. klankosova.tv