Qirinjtë u punuan nga duart e grave, Rushiti: Ndezja e tyre do të thotë shumë për të mbijetuarit NULL NULL 14.04.2026 17:52 14.04.2026 17:52 Feride Rushitin, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës së Rehabilitimit të Viktimave të Torturës në Kosovë sonte në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës tha se qirinjtë e ndezur janë punuar nga duart e grave. Ajo u shpreh se ndezja e këtyre qirinjve do të thotë shumë të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës. “Ndezja e këtyre qirinjve, të cilët janë punuar nga duar e grave do të thotë shumë për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës. “Nuk është vetëm një dritë që ndriçon, por krijon një hapësirë të sigurt ku në parlament po flitet për to”, tha Rushiti./Klankosova.tv