Qeveria nuk do t’i ekzekutojë pagat e shtatorit për grevistët NULL NULL 03.10.2022 13:14 03.10.2022 13:14 Qeveria e Kosovës nuk do t’i ekzekutojë pagat për grevistët. Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu. Kryeziu tha se pagat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. “Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva” – tha Kryeziu. Në anë tjetër nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës thanë për Klankosova.tv se presin që pagat të dalin sot gjatë ditës.