Qeveria me udhëzim për rregullimin e çmimeve të naftës NULL NULL 22.06.2022 10:55 22.06.2022 10:55 Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar projekt-udhëzimin për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme dhe masat e tjera mbrojtëse. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave kanë punuar për këtë projekt-udhëzim. Ajo theksoi se kjo po bëhet për shkak të mbrojtjes së konsmuatorit dhe për të rregulluar konkurrencën, njofton KlanKosova.tv.