Qeveria krijon grupin koordinues për anëtarësimin e Kosovës në KiE NULL NULL 12.07.2023 11:37 12.07.2023 11:37 Qeveria e Kosovës ka krijuar grupin koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në lidhje me këtë, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se në etapën e parë për anëtarësimin e Kosovë në KiE, ka mjaftuar koordinimi i mirë mes qeverisë, presidencës e kuvendit që kërkesa e Kosovës të arrijë në Asamblenë Parlamentare të KiE-së. Ndërsa tash, sipas saj, nevojitet bashkëpunim më i ngushtë ndër-institucional në mënyrë që të ketë përgatitje për të gjitha kërkesat dhe raportet që vijnë nga KiE. “Prandaj, kemi propozuar krijimin e një grupi koordinues që ka për detyrë të zhvillojë komunikim dhe bashkëpunim ndër-institucional lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke shkëmbyer informacione dhe duke hartuar raporte për çështje specifike në fazën e përgatitjes së opinionit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së”, tha Gërvalla, njofton Klankosova.tv. Ndërsa, sipas kryeministrit të vendit, Albin Kurti, Kosova e Këshilli i Evropës ndajnë vlera e shtylla të përbashkëta mbi të cilat janë krijuar; të drejtat e njeriut, demokracinë e sundimin e ligjit. “Këto vlera të KiE-së janë të kodifikuara dhe zbatuara nëpërmjet konventave të ndryshme dhe të monitoruara nga GjND-ja, e të cilat Kosova i zbaton me përkushtim edhe duke mos qenë anëtare e KiE-së”, tha ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.