Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qeveria franceze përgatit masa të reja për të qetësuar protestat e fermerëve

NULL NULL
30.01.2024 18:58
Pamje nga protesta e fermerëve, në Francë. Foto: Euronews
Pamje nga protesta e fermerëve, në Francë. Foto: Euronews

Kryeministri francez Gabriel Attal pritet t’u japë fermerëve koncesione të reja në një përpjekje për të qetësuar protestat që u mbajtën të hënën në Paris.

Fermerët kanë një listë ankesash, duke përfshirë se puna në bujqësi është bërë shumë e vështirë dhe jo mjaft fitimprurëse.

Attal do të paraqesë prioritetet e qeverisë së tij dhe duke ofruar masa të reja ndihme për sektorin e bujqësisë.

Do të ishte një provë e re për kryeministrin, tashmë në muajin e parë të punës së tij të re, pasi masat pro-bujqësisë që ai shpalli javën e kaluar u konsideruan të pamjaftueshme nga fermerët.

Kryeministri 34-vjeçar ka premtuar më shumë masa ndihme, raporton Euronews.com, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme