Qeveria e Gazës: Sasia e ndihmave që erdhi përmes skelës lundruese nuk i kalonte 100 kamionë NULL NULL 26.05.2024 17:45 26.05.2024 17:45 Foto nga arkiva. Gaza Zyra për Media e Qeverisë së Gazës thotë se kriza e sigurisë ushqimore po përkeqësohet në pjesët qendrore dhe jugore të vendit. Në njoftimin e kësaj zyre thuhet se sasia e ndihmës që është dërguar përmes skelës lundruese nuk i ka kaluar 100 kamionë. “Sasia e ndihmës që erdhi përmes skelës së detit nuk i kalonte 100 kamionë. Ne kërkojmë tërheqjen e forcave izraelite nga vendkalimi Rafah. Kalimet tokësore janë më efektive për të sjellë ndihma në Gaza”, thuhet tutje në deklaratë.