Qeveri e re apo zgjedhje të reja? – Ilir Deda sot në “DPT te Fidani” NULL NULL 29.10.2025 15:32 29.10.2025 15:32 Të mërkurën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Ilir Deda, opinionist. Në pjesën e intervistës kryesore do të flitet për zhvillimet e fundit në skenën politike, konkretisht për dështimin e formimit të qeverisë nga Albin Kurti të dielën. Gjithashtu, me Dedën do të flitet edhe për mundësinë e dytë për formimin e qeverisë nga Kurti apo Vetëvendosje, deklaratat e liderëve politik, takimet mes tyre, si dhe mundësitë për koalicione në ditët e fundit. A ka gjasa që të ketë qeveri të re? A po shkojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme? Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.