Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qerimi shpall listën e hendbollistëve për ndeshjet kualifikuese për “Euro2022”

NULL NULL
nga Jon Ajeti 09.04.2021 22:50

Selektori i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, të premten ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë.

Janë këto duelet e fundit të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2022”.

Pas barazimit dhe fitores së jashtëzakonshme ndaj Rumanisë, Kosova synon  të arrij fitore ndaj Malit të Zi për të siguruar suksesin historik kualifikimin në Kampionatin Evropian, njofton Klan Kosova.

Ndeshja Kosovë – Mali i Zi, zhvillohet më 28 prill në Prishtinë. Më pas më 2 maj, Kosova i mbyll eliminatoret me ndeshjen në udhëtim ndaj Suedisë, nënkampiones në fuqi të botës.

Kosova është e treta në Grupin 8 me 3 pikë, sa i ka edhe Rumania në vend të dytë.

Suedia udhëheq me 6 pikë, kurse Mali i Zi është i katërti me 2 pikë. Kosova e Rumania i kanë luajtur nga katër ndeshje, ndërsa Suedia e Mali i Zi nga tri.

No description available.

lajme të ngjashme