Qerim Loki, tetovari që krijoi automobil elektrik NULL NULL 08.09.2015 12:15 08.09.2015 12:15 Automobilat elektrik shihen si e ardhmja e industrisë së makinave. Janë krijuar lloje të ndryshme nga kompani të ndryshme. Por, jo shpesh nga individë, lëre më shqiptarë. Qerim Loki nga Tetova është i pari shqiptar që ka krijuar automobil elektrik, njofton Klan Kosova. Automobili ka 10 bateri nga 6 volt edhe punon me elektromotor prej 240 amper. Fuqia e motorit është 12 kw. Shpejtësia maksimale është 100 kilometra në orë. Mbushja e baterive bëhet prej 2 deri në 8 orë dhe mund të bëni një distancë prej 50 kilometra. Për një mbushje apo 50 kilometra udhëtim ju harxhoni vetëm 50 cent energji elektrike. Kronikë e Milot Hasimjes.