Qentë endacakë sulmojnë një fëmijë në Parkun e Dardanisë (VIDEO) NULL NULL 14.03.2025 10:42 14.03.2025 10:42 Qentë endacakë sulmojnë një fëmijë në Parkun e Dardanisë Një fëmijë është sulmuar nga qentë endacak në Parkun e Dardanisë para pak minutash. Në emisionin “Fol me Arin”, një grua e ka raportuar live këtë ngjarje të rëndë. “Aq shumë ka bërtit fëmija, jam e shokume. Kanë intervenuar punëtorët e parkut, me siguri është dërguar në Emergjencë. E kanë sulmuar shumë”, u shpreh zonja në fjalë, transmeton Klankosova.tv. “Përnjëherë iu kanë vërsulur, unë nga brenda e kam dëgjuar”.