Qeni me aftësi të kufizuara, bëhet me familje në kohën festave të fundvitit (FOTO) NULL NULL 06.12.2021 14:45 06.12.2021 14:45 Krishtlindja njihet si një kohë dashurie dhe është gjithashtu koha e vitit kur njerëzit kanë më shumë gjasa të hapin shtëpitë e tyre për ata që kanë nevojë. Kështu, një çift ka bërë realitet dëshirën e Krishtlindjeve të një qenushi me tre këmbë të quajtur Roo, pasi i kanë dhënë atij një shtëpi. Roo lindi vetëm me një këmbë të përparme dhe në moshën dy muajshe pronarët e saj të mëparshëm e dërguan në “Blue Cross” sepse nuk kishin kohë të kujdeseshin për të, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv. Çifti, nga Basingstoke, Hampshire, humbën qenin e tyre Mabel, menjëherë pas Krishtlindjes së kaluar dhe thanë se Roo ka ndihmuar në plotësimin e boshllëkut në jetën e tyre. “Ne nuk kishim qenë kurrë pa qen për 34 vjet, kështu që menduam se duhet të shpëtojmë një qen tjetër. Të gjashtë qentë e mëparshëm që kemi pasur, kanë qenë të tillë që i kemi shpëtuar”, tha gruaja. Ata thanë se do të kujdesen mirë për Roo që atij të mos i mungojë asgjë.