Qeni hero (VIDEO) NULL NULL 16.06.2015 13:41 16.06.2015 13:41 Një grua me sindromën Asperger ka filmuar vetën e saj duke u ngushëlluar dhe ndihmuar nga qeni i saj gjatë kohës kur ajo vuan nga një “shkrirje” depresive në shtëpinë e saj. Daniel Jacobs ka postuar një video dy javë më parë në përpjekje për t’i edukuar njerëzit në lidhje me realitetin e të jetuarit me çrregullim të spektrit të autizmit. Videoja tregon sesi Jacobs godet vetën në mënyrë konstante në kokë dhe gjoks, përderisa qeni i saj besnik Samson, të cilin e ka trajnuar që ta parandaloj atë nga vetë dëmtimi, i hedhë putrat e tij mbi duart e pronares duke e frenuar atë. https://www.youtube.com/watch?v=76dS9afzpns Pastaj kur Jacobs përfundimisht e kalon krizën dhe ulet në tokë , qeni i hidhet në një përqafim inkurajues,raporton The Independent,transmeton Klan Kosova.