Qëndrimi i gjatë pranë ekraneve dëmton memorien dhe aftësitë kognitive tek fëmijët NULL NULL 11.12.2018 23:00 11.12.2018 23:00 Fëmijët të cilët përdorin telefona apo tabletë për më shumë se shtatë orë në ditë po tregojnë shenja se korteksi i trurit të tyre vazhdimisht po hollohet, ka treguar një studim i realizuar ne SHBA. Të gjeturat tregojnë se fëmijët rrezikojnë të dëmtojnë funksionet e memories, aftësitë e perceptimit dhe ato kognitive. Këto të dhëna hulumtuesit i kanë paraqitur pasi kanë analizuar skanimet e trurit të 4,500 fëmijëve. Shkencëtarët janë në proces të përcjelljes së më shumë se 11,000 fëmijëve nëntë deri në dhjetë vjeç përgjatë një dekade. Ata gjithashtu kanë paralajmëruar se qëndrimi pranë ekranit për më shumë se dy orë në ditë dëmton aftësitë e njohjes dhe të gjuhëve.