Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qëlluan me armë drejt makinës së 49-vjeçarit, shpallen në kërkim tre të rinj nga Kukësi

NULL NULL
20.05.2024 11:23
Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë.
Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë.

Tre të rinj janë shpallur në kërkim nga policia e Kukësit pasi dyshohet se kanë goditur dhe qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti.

Sipas policisë, tre personat, të moshave 27, 30 dhe 31 vjeç, kanë kanosur për motive të dobëta një 49-vjeçar, i kanë goditur automjetin dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit, raporton abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.

Për pasojë, ata kanë shkaktuar thyerjen e një xhamit të një automjeti të parkuar aty pranë.

Policia po punon për kapjen e tre shtetasve, individualizimin e përgjegjësisë penale të tyre dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.

 

lajme të ngjashme