Qëlloi me armë në drejtim të policit në Pejë – si rrodhi e gjithë ngjarja? (VIDEO) NULL NULL 19.12.2024 07:40 19.12.2024 07:40 Policia e Kosovës, foto ilustruese. Ditë më parë një zyrtar policor në Pejë ishte cak i një atentati ndaj tij. Një person dyshohet se me qëllim ka tentuar ta qëllojë policin para stacionit policor në Pejë, transmeton Klankosova.tv. Lidhur me rastin, detaje më të hollësishme ka sjell zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi. “Polici sapo ka përfunduar orarin e punës, duke kaluar rrugën pranë stacionit policor, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, por për fat të mirë polici nuk ka pësuar lëndime. Kemi një pistë dyshimi. Dyshohet se gjuajtja me armë erdhi pas një konflikti të mëhershëm, ku ka qenë i përshirë edhe zyrtari policor gjatë detyrës zyrtare”, tha Nikçi për emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.