Qëllohet për vdekje një 41-vjeçar në Selanik, ishte duke vozitur motoçikletën NULL NULL 04.05.2024 21:35 04.05.2024 21:35 Pamje nga vendi i ngjarjes Një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në Selanik. Siç raportojnë mediat greke 41-vjeçari ka marrë plagë në shpinë dhe në shpatull, dhe nuk ka mundur të iu bëjë ballë plagëve të marra. Viktima është qëlluar nga një automjet në ecje, dhe dyshohet se në makinë ndodheshin një burrë dhe një grua, transmeton Klankosova.tv. 41-vjeçari ishte duke lëvizur me motoçikletë dhe dyshohet se është qëlluar të paktën tre herë. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.