Qelizat e trurit zhvillohen edhe tek të moshuarit NULL NULL 06.04.2018 14:00 06.04.2018 14:00 Një studim i realizuar së fundmi ka treguar se personat në moshë të shtyer mund të zhvillojnë qeliza të trurit njëjtë si ata të moshës së re. Studiuesit në Universitetin e Kolumbisë kanë treguar për herë të parë se gratë dhe burrat e shëndetshëm, deri në 79 vjet, mund të gjenerojnë sasi të qelizave të reja të trurit si një person i moshës 14 vjeçare. Deri më tani ka pasur mjaft diskutime lidhur me këtë dhe është besuar se zhvillimi i qelizave të trurit në moshën e shtyer nuk ndodh. Megjithatë pas publikimin të këtij studimi të ri hapen dyert për tretmane dhe qasje të reja ndaj çrregullimeve mendore dhe sëmundjeve neurologjike siç mund të jetë Alzheimer.