Putini thotë se është dakord që lufta në Ukrainë të përfundoj NULL NULL 13.03.2025 20:00 13.03.2025 20:00 Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin shtrëngojnë duart ndërsa takohen në Helsinki, Finlandë, 16 korrik 2018. REUTERS/Kevin Lamarque Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se është dakord që lufta në Ukrainë duhet të përfundoj. Por, Putin shtoi se çdo plan për një gjë të tillë duhet të çojë në “paqe të qëndrueshme”. Ai po ashtu tha se e përkrah një armëpushim 30-ditor me Ukrainën, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Në anën tjetër, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se do t’i pëlqente të takohej me presidentin rus, Vladimir Putin.