Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Putin dhe Shoigu vizitojnë fabrikat e municionit, kërkojnë rritje efikasiteti (VIDEO)

NULL NULL
nga Iliri Pireva 14.03.2023 20:42

Presidenti rus, Vladimir Putin vizitoi të martën fabrikën e helikopterëve në jug të Siberisë.

Ai u krenua me aftësitë e reja të këtyre fluturakeve.

Njëjtë si shefi i tij, veproi edhe Ministri i Mbrojtës, Sergei Shoigu.

Veçse ky i fundit vizitoi fabrikën e raketave në rajonin e Moskës, nga të cilët kërkoi dyfishim të prodhimit.

“Detyra kryesore është të rrisni efikasitetin e punës, të shkurtoni kostot, kryesisht përpjekjet e punës dhe në këtë mënyrë përsëris të dyfishoni prodhimin e produkteve që prodhoni. Ato janë aq të nevojshme”, tha ai, njofton Klan Kosova.

Shoigu pos për shtimin e prodhimit të raketave, kërkoi edhe krijimin e armëve të reja me aftësi më të mëdha se çdo vend tjetër.

“Shpresojmë që detyrimet që keni marrë për 2023 dhe 2024 do të përmbushen dhe do të kemi armë me aftësi të reja, që nuk i ka jo vetëm armiku ynë, por edhe forcat e armatosura të vendeve të tjera” tha Shoigu.

Pavarësisht prodhimit të këtij municioni, forcat ruse ende nuk kanë arritur të pushtojnë qytetin e rezistencës, Bakhmutin.

Forcat e Kievit arritën t’i bëjnë ballë edhe një vale të re sulmesh nga Moska, që edhe gjatë të martës lansoi dhjetëra raketa në këtë qytet të Donjeckut.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

 

 

lajme të ngjashme