Pushtimi rus në Ukrainë, OKB: Të dyja palët abuzuan (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 27.06.2023 21:04 nga Agnesa Sahiti 27.06.2023 21:04 Arsyet që i shtynë në luftë i kanë të kundërta, njashtu si edhe plot gjëra të tjera. Por është një pikë ku Rusia e Ukraina bashkohen. Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, të dyja shtetet abuzuan gjatë luftimeve 15 mujore. Forcat ruse, siç pohon OKB-ja, kryen tortura sistematike ndaj civilëve të arrestuar duke ekzekutuar dhjetëra prej tyre, tha Matilda Bogner, Shefja e Misionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë, raporton Klan Kosova. “Tortura u përdor për t’i detyruar viktimat të pranojnë se kanë ndihmuar forcat e armatosura ukrainase e t’i detyrojnë ato të bashkëpunojnë me autoritetet okupuese”, u shpreh Bogner. Ajo pohoi se u intervistuan qindra viktima dhe dëshmitarë për raportin që detajon më shumë se 900 raste të civilëve, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, të arrestuar arbitrarisht në konflikt, shumica prej tyre nga Rusia. Raporti i OKB-së përfshin gjithashtu edhe 75 raste të ndalimit arbitrar nga forcat ukrainase të sigurisë. “Një pjesë e konsiderueshme e këtyre rasteve përbënin gjithashtu zhdukje të dhunshme, të kryera kryesisht nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës”, deklaroi Bogner. Sipas saj Ukraina u dha hetuesve të OKB-së qasje të papenguar në të dhëna konfidenciale për të burgosurit në qendrat zyrtare të paraburgimit, me përjashtim të një grupi prej 87 marinarësh rusë. Por njëjtë nuk veproi edhe Rusia që nuk dha akses pavarësisht kërkesave. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.