Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pushohet nga puna sepse ushqente të uriturit

NULL NULL
03.06.2015 14:57

Shefja e kuzhinës në një shkollë në Colorado, është pushuar nga puna, pasi që është zënë dukë u dhënë ushqim falas nxënësve të uritur, shkruan The Independent.

Menaxherja e kuzhinës në një shkollë në shtetin e Colorad-os në Amerikë, është pushuar nga puna për shkak se ajo u kishte dhënë drekën falas, nxënësve të cilët nuk e përballonin pagesën.

Della Curry, 35 vjeçare, e ka mbikëqyrur punën në kuzhinë në shkollën Dakota Valley Elementary School në Aurora, Colorado. Ajo është deklaruar se shkolla e pushoi nga puna për shkak se i ushqeu të varfrit.

Della është nënë e dy fëmijëve dhe ka thënë se shpesh i ka parë fëmijët duke qarë, për shkakse nuk kishin mjaftueshëm para për të ngrënë.

Njoftimin se pse e kanë pushuar nga puna, ajo e ka bërë në facebook. Ajo ka thënë se: “Sot jam pushuar nga puna për shkak se u dhashë ushqim falas fëmijëve që nuk kishin para”.

lajme të ngjashme