Punëtorëve të Flotacionit të Trepçës nuk u ekzekutohen pagat, paralajmërohen protesta NULL NULL 16.06.2025 12:34 16.06.2025 12:34 Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka reaguar ashpër pas njoftimit se pagat e punëtorëve nuk janë ekzekutuar ende. Sipas reagimit, punëtorët e Flotacionit dhe sigurimit fizik janë përballur me një “padrejtësi të radhës dhe diskriminim të hapur”. Në rast se nuk rregullohet kjo çështje, Sindikata ka paralajmëruar se do të ndërmarrin masa të forta sindikale dhe protesta publike. “Tash e disa ditë, kur do të duhej të ishin ekzekutuar pagat e muajit maj për të gjithë punëtorët e Flotacionit, sigurimit fizik, jemi përballur me një padrejtësi të radhës dhe diskriminim të hapur. Puntorët e Flotacionit dhe Sigurimi fizik nuk i kanë marrë pagat fare dhe kjo po ndodh në heshtjen e plotë të Ministrisë së Linjës, Bordit dhe Menaxhmentit të Ndërmarrjes. Pavarësisht sakrificave ditore në kushte ekstreme pune, pa furnizime, pa investime, kur ne arrijmë rekorde prodhimi për vite me radhë, ju institucionet përgjegjëse heshtni, duke na shpërblyer me zero. Ky është fyerje për çdo punëtor që rrezikon jetën çdo ditë pune mbi tokë, nën tokë! Ministri, Bordi dhe Menaxhmenti, ju jeni përgjegjës për këtë kaos dhe mungesë totale të organizimit! Në vend se të mbroni interesin e punëtorëve, po i shtyni në skaj të durimit me vonesat, ndarjet selektive të pagave dhe kushte çnjerëzore të punës. Ju kujtojmë: nuk do të ketë më heshtje përballë këtij diskriminimi. Nëse nuk ka reagim urgjent dhe ekzekutim të menjëhershëm të pagave për të gjithë punëtorët pa përjashtim, ne si Sindikatë do të ndërmarrim masa të forta sindikale dhe protesta publike. Minatorët nuk janë numra! Janë njerëz që punojnë me dinjitet në vendin më të vështirë dhe më të rrezikshëm të punës. Stop lojërave me jetën dhe djersën e tyre!”. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Është në gjendje të rëndë...” | Padia e Naser Pajazitajt për 1 milion euro kompensim ende pa epilog, flet avokati 4 orë më parë
Kosova Dita e Çlirimit, Haradinaj: Deçani i trimërisë dhe sakrificës, sot është ringritur e zhvilluar 4 orë më parë