Punëtorët e Venezuelës do punojnë vetëm dy ditë në javë NULL NULL 27.04.2016 08:37 27.04.2016 08:37 Qeveria e Venezuelës kanë vendosur që punëtorët e sektorit publik të punojnë vetëm dy ditë në javë, kjo si masë e përkohshme që të kalohet kriza serioze e energjisë. Zëvëndëspresidenti, Aristobulo Isturiz, ka deklaruar se nënpunësit civilë duhet të shkojnë në punë vetëm të hënën dhe të martën derisa kriza të përfundojë, transmeton Klan Kosova. Venezuela është duke u ballafaquar me një thatësirë të madhe, që ka ulur në mënyrë dramatike nivelet e ujit. Opozita e Venezuelës kanë deklaruar se Qeveria e ka keqmenaxhuar krizën. Isturiz e ka dhënë këtë deklaratë në televizionin kombëtar dhe do të ndikojë dy milionë punëtorë të sektorit publik.