Punëtorët e “Trafikut Urban” dyshohet se deponuan para false në bankë, prokuroria nis hetimet NULL NULL 12.06.2024 11:36 12.06.2024 11:36 Foto iluestruese, monedha metalike dy euroshe Gjatë ditës së djeshme dyshohet se punëtorët e “Trafikut Urban”, kanë deponuar një shumë të parave false në një nga bankat komerciale. Në media është raportuar se bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme të parave, 50-she, 20-she dhe 5 euro. E po ashtu edhe për hiç më pak se mbi 6 mijë e 400 copë 2-she dhe mbi 400 1-she të falsifikuara. Nga Prokuroria kanë konfirmuar për Klankosova.tv se rastin po hetohet. “Është autorizuar policia që të ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin”, thuhet nga Prokuroria për Klankosova.tv Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me policinë për të marrë detaje lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë ndonjë përgjigje. Po ashtu Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me “Trafikun Urban”, por ende nuk ka marrë ndonjë qëndrim lidhur me rastin.