Punët “llugë” në shtëpi, por Unitedi s’di për humbje në 14 ndeshje në Evropë NULL NULL 20.05.2025 20:23 20.05.2025 20:23 Nesër me fillim nga ora 21:00 do të luhet finalja e madhe e Europa League në mes Tottenhamit dhe Manchester Unitedit. Ndonëse të dyja skuadrat i kanë punët “llugë” në Premier League, faqja zyrtare e Europa League e ka vënë në pah një statistikë interesante për “Djajtë e Kuq”. Unitedi nuk njeh për humbje në 14 ndeshje në Europa League, ku ka gjashtë barazime dhe nëntë fitore. Tottenhami ka arritur në finale të Europa League, pasi e mposhti Bodo/Glimtin me rezultat të përgjithshëm 5-1, ndërsa Unitedi pas triumfit 7-1 ndaj Athletico Bilbaos. Finalja e Europa League mes Tottenhamit dhe Unitedit që do të luhet në San Mames mund ta ndiqni live në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.