Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Punësimi i përkohshëm i psikologes në Ferizaj: Çka e lidh atë me drejtorin e Arsimit? (VIDEO)

NULL NULL
16.01.2026 19:35

Pas informatave se psikologia në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj është punësuar pa iu nënshtruar asnjë konkursi publik, Kiks Kosova iu drejtua Drejtorisë Komunale të Arsimit në Ferizaj, për ta pyetur drejtpërdrejt drejtorin Afrim Llabjani.

Prapa kamerës, Llabjani tha që nëse ka mundësi që për intervistë të takoheshim një ditë tjetër, ngase zyrtarët që janë marrë me rastin nuk i kishte të gjithë në komunë. E sipas tij, një mësimdhënëse ka kërkuar pushim pa pagesë për një 1 vit dhe e kanë angazhuar një psikologe që, sipas tij, ka qenë në listë të pritjes, por që është e përkohshme.

Në pyetjen e ekipit prapa kamerës, se cila është lidhja e tij familjare me psikologen ngase kanë mbiemër të njëjtë, drejtori Afrim Llabjani shtoi që ajo është gruaja e një kushëriri shumë të largët.

Të nesërmen, Kiksi dërgoi pyetje dhe kërkesën për intervistë në lidhje me këtë temë, por iu u tha që gjatë gjithë javës drejtori është i zënë dhe një përgjigje të ngjashme erdhi në redaksi veç me shkrim.

“Emrat vijnë të paracaktuar” / Ankohet ferizajasja për punësim pa konkurs në “Elena Gjika” (VIDEO)

Sipas kësaj drejtorie, drejtori i Arsimit nuk ka lidhje të ngushtë familjare me psikologen.

Por, punësimet pa konkurse publike, janë në kundërshtim me ligjin, sipas Kenan Gashit nga organizata AVONET. Sipas tij, edhe nëse dikush punësohet qoftë edhe për një ditë punë, prapë institucioni është i obliguar të ndjekë të gjitha procedurat e rekrutimit.

Sipas Gashit, rastet e tilla, të punësimeve pa konkurse dhe të dyshimta, zakonisht ndodhin në nivele komunale, sidomos në sektorin e arsimit dhe atë të shëndetësisë.

Kenan Gashi ngre alarm edhe për punësimet me rekomandim nga Drejtoritë Komunale të Arsimit në krejt Kosovën. Sipas tij, Prokuroria e Shtetit dhe organet tjera përgjegjëse duhet të përveshin mëngët e të parandalojnë rastet e tilla. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme