Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Puna e krijuesit të “Squid Game” ishte refuzuar për 10 vjet

NULL NULL
06.10.2021 08:39

“Squid Game” ka arritur popullaritet që nga publikimi në Netflix muajin e kaluar.

Por regjisori dhe krijuesi Hwand Donk-hyuk, ka zbuluar se puna e tij u refuzua për 10 vjet për shkak të konceptit të tij ‘të çuditshëm’.

“Pas rreth 12 vjetësh, bota ka ndryshuar në një vend ku historitë e tilla të veçanta dhe të dhunshme të mbijetesës janë mirëpritur”, tha ai për The Korea Times, transmeton Klankosova.tv.

“Njerëzit komentuan se si seriali është i rëndësishëm për jetën reale. Mjerisht, bota ka ndryshuar në atë drejtim”, tha ai.

Ai gjithashtu pranoi se e dinte që “Squid Game” do të ishte një “kryevepër ose një dështim i çuditshëm”, sepse “ideja pas kësaj pune ishte shumë eksperimentale”.

Seriali i Koresë së Jugut është një ‘thriller’ i mbijetesës i vendosur në Seulin e sotëm, ku një grup prej 456 personash janë të ftuar të luajnë një seri lojërash për fëmijë me mundësinë për të fituar një shumë të madhe parash – por nëse humbin në lojë, humbin jetën, transmeton Klankosova.tv.

Popular: Squid Game has soared to popularity globally ever since its release last month - with Netflix co-CEO Ted Sarandos saying it has a a 'very good chance' of becoming the streamer's most popular show yet

 

lajme të ngjashme