Publiku vendosi që Xuxi ta vazhdojë qëndrimin në BBVK 3 (VIDEO) NULL NULL 01.11.2024 21:02 01.11.2024 21:02 01:04 – Publiku ka vendosur që Xuxi ta vazhdojë qëndrimin në BBVK 3 Është mbyllur televotimi ku publiku pati mundësinë që të votojë nëse Xuxi duhet ta lë shtëpinë më të famshme në vend apo jo. Me 66.1% të votave, publiku ka vendosur që Xuxi ta vazhdojë qëndrimin në Big Brother VIP Kosova 3. Qëndrimit të Xuxit në shtëpi iu gëzuan të gjithë banorët, të cilët e priten me duartrokitje. 00:30 – Del klipi i festës, kështu u maskuan banorët për “Halloween” (VIDEO) “Vëllai i Madh” për festën e “Halloween-it” organizoi një kremtë në oborrin e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3. Vullneti refuzoi kostumin e zgjedhur për të e pastaj u bë pjesë e festës teksa Burimi nuk mori pjesë fare për shkak të religjionit. Për të parë si e festuan banorët këtë festë e çfarë kostume patën mund të ndiqni videon në linkun më poshtë. 00:25 Puthja pasionante mes Vullnetit dhe Gresës, del klipi – Ja si ndodhi! Janë përsëritur edhe një herë pamjet e puthjes pasionante mes Vullnetit dhe Gresës. Vullneti gjatë klipit shihet se ka bërë me dije se e puth Gresën nëse ia sjellin një “Tylol Hot” që përdoret për ftohje. “Nëse ma bijnë një Tylol Hot unë të puthi”, i kishte thënë Vullneti Gresës. Ndërkaq, Gresa pas puthjes zëshëm ka thënë se i kishte pëlqyer se si kishte puthur Vullneti. Derisa, opinionisti Zeka pasi pa pamjet bëri komentin epik, duke i thënë Vullnetit: “Të përgëzoj sa mirë po e njihshe frymëmarrjen me hundë, sepse thashë po të lëshon shpirti në gjoksin gjigant të Gresës”. Ndiqeni videot për më shumë: 00:23 – Aludimet e Drenushës, flet Besforti: A të kam mike a armike? (VIDEO) Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Drenusha në një bashkëbisedim me Bay T ka aluduar mbi atë se çka po përdorë Besforti. Është përgatitur një klip i veçantë mbi atë se çka ka thënë Drenusha në lidhje me këtë. Ndaj këtyre çka tha Drenusha, e pati një kundërpërgjigje Besforti. “Unë Drenushën e njoh pak e hic. A t’kam mike apo armike, se armike e pash sa”, u shpreh Besforti. 00:07 – Olta dhe Milaimi tregojnë çka do të ndodh me Anës dhe Kevinit, pas takimit me nënën e tij! Kevini është surprizuar nga Vëllai i Madh, pasi në shtëpinë më të famshme në vend si mysafire hyri nëna e saj. Hyrjen e nënës së Kevinit e komentoi opinionisti Milaim Zeka, i cili tha se ajo duhet të jetë krenare me Kevinin, teksa e pati edhe një mesazh për të gjithë prindërit që jetojnë në diasporë. “Dhe Kevini, e patë sa shumë breng e pati dhe e tha se është hera e parë që në gjuhën shqipe po komunikon me mamin e tij. E kam një mesazh për të gjithë nënat dhe baballarët që kurrë fëmijëve brenda mureve të shtëpisë të mos i flasin në asnjë gjuhë, përveç gjuhës shqipe”, tha Zeka, njofton Klankosova.tv. Ndërsa, opinionistja tjetër, Olta Gixhari, tha se Kevinit, vizita e nënës së tij, ia ka ngrohur shpirtin, teksa paralajmëroi se do të ketë ndryshim në raportin Ana-Kevin. “Ishte e nevojshme, mendoj edhe për ta zgjuar se i tha që duhet të jetë më aktiv. Mendoj që Kevini ka rënë pak në dashuri me Anën dhe kjo është gjë shumë e bukur”. “Jam e bindur se do të ketë ndryshim për të mirë nga Ana, sepse është gjë e madhe që të vijë mami ta takojë”, tha ajo. 23:55 – Shumë emocione, Kevin thotë se po flet për herë të parë shqip me nënën (VIDEO) Kevini ka takuar nënën e tij në Big Brother VIP Kosova 3, pasi kjo e fundit ishte shqetësuar për djalin e saj pasi Ana kishte marrë mesazh nga familja e saj. Mes shumë emocionesh pas takimit me nënën, Kevini deklaroi se për herë të parë flet në gjuhën shqipe me nënën e tij pasi flasin vetëm suedisht. Por, megjithatë komunikimi i tyre ishte shumë i mirë edhe në gjuhën shqipe – se çka biseduan bashkë mund ta dini duke klikuar në linkun në videon më poshtë. 23:40 – Kevin i ‘shokuar’ pasi kuptoi mesazhin që Ana e mori nga motra Kevini është shfaqur i “shokuar” me mesazhin që Ana e ka marrë nga motra e saj. Motra e Anës i rekomandoi asaj që të largohej nga shtëpia më e famshme në vend. Në klipin e shfaqur, u tha se familja e saj i kërkoi Anës që të largohej edhe për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së saj, pasi është mërzitur me praninë e Anës në Big Brother VIP Kosova 3. Për të parë reagimin e Kevinit, klikoni në videon më poshtë: 23:38 – Zarfi gri çon Xuxin në nominim, publiku voton për qëndrimin e tij (VIDEO) Zarfi ngjyrë gri që erdhi për herë të parë në ndonjë edicion të Big Brother VIP në Kosovë përmban diçka pas ngjarjeve aspak të këndshme që ndodhën natën e së mërkurës. Kësisoj, banorëve i’u komunikua personalisht nga “Vëllai i Madh” përmbajtja e tij pas konsultimeve me kompaninë amë të formatit. “Banorë kam përcjell me shqetësim episodin e shëmtuar të së mërkurës në orët e hershme të mëngjesit, siç edhe dihet formati si patentë ndërkombëtare i përcakton qartë kufijtë e situatave që janë të pranueshme dhe të papranueshme brenda lojës”. “Të gjendur në situatë ku veprimi fizik i Xuxit kundrejt Mevlanit është i diskutueshëm dhe mund të interpretohet jo si sulm por si tendencë për të ndarë – produksioni ka kërkuar mendimin e kompanisë amë të formatit Banijay, pas konsultimeve të vazhdueshme për masat dhe fatin e Xuxit në lojë unë kam marrë një vendim. Sonte përmes një televotimi do t’i lihet në dorë publikut nëse Xuxi duhet të vazhdojë apo jo qëndrimin në shtëpinë më të famshme në vend”, u shpreh “Vëllai i Madh”. 22:59 – Xuxi tregon të vërtetën: Motivi që e çoi të shtyjë Mevlanin! Xuxi ka treguar motivin që çoi deri të shtyrja e Mevlanit. Ai është ngritur në këmbë derisa ka shpjeguar. “Pasi ia kam largu tenxherët për dore, jam kthyer mbrapa i kam thanë Gjestit prej teje s’e kam prit, kam dasht me gjete Rrezin dhe jam kthy dhe Mevlani më ka ftuar tek shtrati dhe më ka thanë “të betohem se nuk ka faj Rrezi as unë”, dhe ia kam shtrëngu dorën”, u shpreh Xuxi. Ndiqeni videon për më shumë informacione: 22:57 – Xuxi shpërthen në lot: Isha në rrezik për sulm në zemër (VIDEO) Xuxi ka shpërthyer në lot pas pamjeve dramatike që tregonin gjendjen kaotike të disa netëve më parë ku edhe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua pas debateve në shtëpi pasi Xheneta i zgjoi nga gjumi duke kërcitur me tenxhere. Xuxi, mes lotësh, tha se kishte rrezik që të pësonte sulm në zemër pasi gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë. “I kërkoj falje publikut dhe që çika ime i ka parë ato pamje. Isha në rrezik për sulm në zemër”, tha Xuxi. Për më shumë detaje mund të ndiqni videon në linkun më poshtë: 22:48 – Kulmi i dramës në shtëpi, si e shtyu fizikisht Xuxi-Mevlanin? (VIDEO) I ndarë në tri fragmente banorëve i’u shfaq klipi me pamjet dramatike të disa netëve më parë pas debateve e britmave mes banorëve pasi Xheneta i zgjoi nga gjumi duke kërcitur me tenxhere. Kjo bëri që gjendja shëndetësore e Xuxit të përkeqësohet e banorët nuk i qetësoi as ky fakt. Për të parë çka realisht ndodhi mund të klikoni në videon në linkun më poshtë: 22:39 – E trazoi shtëpinë me tigan, Xheneta e thotë troç: Do ta bëjë sërish Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta, net më parë ka hyrë në dhomën e gjumit me tigan duke e zgjuar Xuxi nga gjumi. Xheneta u pyet nga Dini nëse do ta bënte sërish atë veprim teksa ajo u përgjigj “po dhe do e bëjë prapë”. Për të parë më shumë detaje nga kjo bisedë, klikoni në videon më poshtë: 22:34 – Plani i Xhenetës për ta trazuar shtëpinë? Ja momentet që përshkallëzuan situatën! Kjo javë ka qenë shumë kaotike në shtëpinë e “Vëllait të Madh” teksa gjithçka shpërtheu kur Xheneta një natë zgjoi banorët duke kërcitur me tenxhere për çka Xuxi reagoi ashpër dhe e gjithë shtëpia u kthye në një arenë debatesh e britmash. Banorëve në ‘Prime’ iu shfaq klipi me gjithë kronologjinë e ngjarjes se si nisi dhe si përfundoi. Si shkak i gjithë kësaj ngjarje në shtëpi ka mbërritur një zarf me ngjyrë gri e që ende nuk dihet se çfarë përmban. Për të parë se çka realisht ndodhi klikoni në videon në linkun më poshtë. 22:31 – Olta e ashpër me Xhenetën: Nuk i thuhet Xuxit shuj, kur të jep këshilla Olta ka dhënë opinionin e saj lidhur me situatën mes Xuxit dhe Xhenetës. Sipas Oltës, Xheneta nuk duhej t’i thoshte Xuxit “shuj”, pasi ai i dha një këshillë. “Unë nuk dua ta paragjykoj por e di, Xheneta është akoma më e ashpër nga goja se ç’është treguar Xuxi. Ajo i ka thënë Gresës, shko lau, nuk ka gjë më të poshtër”, tha Olta. Ndiqeni videon për më shumë: 22:30 – Gresa përplaset me Xhenetën: Po viktimizohesh Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Gresës dhe Xhenetës në Prime e sotëm. Xheneta tha se është mërzitur prej paragjykimeve “se jam e vogël, që s’kam vlerë, më kanë përqeshur në pamjen time”. Ndërsa, këtu ka ndërhyrë Gresa i cili tha se e kanë prekur në pamje, moral, pamje fizike dhe “nuk jam viktimizuar siç po viktimizohesh ti”. “Mua javën e parë më janë kthyer të gjithë banorët kundër. Javën e parë më është thënë se jam prostitutë, më është thënë se jam balenë dhe kurrë në jetë nuk jam viktimizuar dhe asnjë pikë loti s’e kam qitë”, i tha Gresa, Xhenetës. Për të parë më shumë nga përplasja e ashpër mes Gresës dhe Xhentës, klikoni në videon më poshtë: 22:29 – Xheneta flet për traumat nga jeta: U bullizova për pamje dhe gjatësi (VIDEO) Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta ka treguar pjesë të traumës që ajo ka përjetuar më parë. Ajo ka thënë se kjo traumë i është kthyer pas debatit që bëri me Xuxin. “Aty ka pasur shumë sene më të mëdha, i vetmi sen që më ka prekur vetëm gjatësia ime. Kam treguar traumën që e kam përjetuar dhe pse tjerët qeshin, nuk më intereson çka thonin”, u shpreh Xheneta. “Jam paragjykuar për pamjen fizike se si ngjajë me nënën biologjike, nuk ka kurrgjë as marre me i ngja nënën e as babës, thjesht kam një histori më ndryshe, jam paragjykuar”. 22:19 – Përplasja e Xhenetës me banorët, çka e preku realisht? (VIDEO) Kjo javë ka qenë shumë kaotike në shtëpinë e “Vëllait të Madh” teksa gjithçka shpërtheu kur Xheneta një natë u përplas pothuajse me të gjithë banorët. Banorëve në ‘Prime’ iu shfaq klipi që tregon gjithë përplasjet e Xhenetës me banorët e tjerë, teksa në të shfaqen edhe pamjet e Xhenetës duke lotuar dhe çka e bëri të qajë. Për të parë se çka realisht ndodhi klikoni në videon në linkun më poshtë: 21:59 – Del klipi me momentet më të mira të Bay T në Big Brother VIP Kosova 3 Bay T është banorja që sonte u largua nga BBVK3. Pasi dola nga shtëpia ajo tha se nuk mund të përshtatej më njerëzit brenda. Derisa, në fund pa edhe klipin me momentet më interesante të saj brenda shtëpisë. Ndiqeni videon për më shumë: 21:39 – Bay T largohet nga Big Brother VIP Kosova 3 Bay T ka qenë më pak e votuar nga publiku këtë javë. Bay T është larguar nga shtëpia më e famshme në vend, Big Brother VIP Kosova. Këngëtarja ishte në nominim me Rezartin, Besfortin, Xuxin, Mevlanin dhe Drenushën. 21:34 – Mbyllet televotimi për të nominuarit e kësaj jave (VIDEO) Është mbyllur televotimi për banorët që janë në nominim. Në nominim janë Rezi, Mevlani, Xuxi dhe Besforti për thyerje të rregullave si dhe Drenusha e Bay T si më pak të preferuarat e publikut. Njëri nga këta do ta lërë shtëpinë më të madhe në vend. Për më shumë shikojeni videon e më poshtme: 21:29 – Plasin debatet e forta mes banorëve në Prime Banorët e kanë komentuar darkën e të nominuarve që u zhvillua mbrëmë. Besforti u pyet nga Alaudini se pse bënte lëvizje gjatë darkës, teksa ai u përgjigj se “Rezi pështynte mbi ushqim dhe i fikte cigaret mbi të”. Në ato momente, ishte Drenusha dhe Rezi të cilët reaguan, duke i thënë se “po rren”. Pas reagimit të Drenushës dhe Rezit, ndërhyri edhe Xuxi, i cili i tha se “s’ka kuptim t’i thuash Besfortit se po rren”. Për të parë më shumë detaje nga debatet e forta, klikoni në videon më poshtë: 21:21 – Krejt çka ndodhi në darkën e të nominuarve, debate e përplasje (VIDEO) Gjatë natës së ‘Prime’ banorëve iu shfaq klipi i darkës së të nominuarve. Gjatë darkës gjashtë banorët e nominuar u përballën me pyetjet anonime për njëri-tjetrit. Banorët u përplasën, debatuan por edhe me raste përqafuan e i qëndruan njëri-tjetrit pranë. Për të parë çfarë ndodhi në darkën e të nominuarve klikoni në videon në linkun më poshtë: 21:12 – Milaim Zeka dhe Olta Gixhari komentojnë zhvillimet e kësaj jave Opinionistët e Big Brother Vip Kosova 3, Olta Gixhari dhe Milaim Zeka kanë dhënë mendimet e tyre lidhur me ndodhitë e fundit brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova 3. “Si banorët e shtëpisë, rrëmujë, shumë rrëmujë. Do të shikojmë videot dhe do të diskutojmë”, tha Olta. Në ndërkohë, Zeka bëri të ditur se distancohen nga veprimet që po bëjnë banorët brenda shtëpisë. “Ndoshta ka qenë java më e çuditshme, edhe produksioni edhe ne si opinionist distancohemi nga dhuna që ne po e shohim brenda. 21:00 – Nis Prime i pestë i BBVK 3, ju pret një spektakël i madh Ka nisur Prime i pestë i Big Brother VIP Kosova 3. Sonte një nga gjashtë nominuarit do ta lë përfundimisht shtëpinë më të famshme në vend. Prime mund ta ndiqni LIVE në Klan Kosova dhe në të gjitha platformat e tjera. Ky Prime do të udhëhiqet vetëm nga Alaudin Hamiti, i cili i shprehu ngushëllime partneres së tij në studio, Jonida Vokshit, të cilës ditë më parë i vdiq babai. Në emër të stafit dhe produksionit, Alaudini i shprehu ngushëllime Jonidës për humbjen e babait të saj. Ndërsa, tashmë si zakonisht, Olta Gixhari dhe Alaudin Hamiti janë në pjesën e opinionistëve.