Publikohen detaje të reja për vajzën e Cameron Diaz NULL NULL 22.01.2020 15:40 22.01.2020 15:40 Kanë kaluar 19 ditë që kur Cameron Diaz dhe Benji Madden, bënë të ditur se u erdhi në jetë vajza e tyre. Por vajza e aktores 40 vjeçare, nuk ka vetëm një emër të parë unik; ajo ka dy emra të tillë të mesëm, gjithashtu, njofton Klan Kosova. Këtë e bënë të ditur certifikata e publikuar e vajzës së tyre ku shkruan: ”Mirëseerdhe Raddix Chloe Wildflower Madden!” Raddix është fëmija i parë i Benji dhe Cameron të cilët në njoftimin e tyre të 3 janarit thanë se nuk do të ndanin më shumë informacione apo fotografi të vogëlushes së tyre të lindur. Sidoqoftë, certifikata e saj e lindjes tregon se Raddix erdhi në jetë më 30 dhjetor në 1:58 pasdite në Qendrën Mjekësore Cina Sinai në Los Angeles.