Pse s’duhet ta mbushni telefonin me bateri gjatë tërë natës? NULL NULL 04.08.2016 15:44 04.08.2016 15:44 Bateritë e telefonave, nuk zgjasin edhe shumë këto ditë, dhe me lansimin e lojës së re “Pokemon Go”, njerëzit me të vërtetë po sfidohen. Koha më e përshtatshme për t’i mbushur telefonat me bateri, është sigurisht koha kur s’e përdorni telefonin për të shkruar mesazhe me miqtë e ty dhe për tu sorollatur poshtë e lart nëpër Facebook e Instagram. Dhe sigurisht, shumë prej nesh zgjedhim t’i mbushim telefonat gjatë natës. Tingëllon gjëja e duhur për tu bërë apo jo? Gabim. Sipas Dominic Littlewood, një ekspert i çështjeve të konsumatorit dhe i teknologjisë, thotë se kjo është gjëja e fundit që duhet bërë. Në emisionin e mëngjesit në Britani të Madhe “Good Morning Britain”, ai ka thënë se duke lënë pajisjet teknologjike që të karikohen natën për një kohë të gjatë, mund të jetë gjë e rrezikshme për tu bërë dhe paraqet rrezik për shpërthim zjarri, transmeton Klan Kosova. “Dhe nuk është shqetësues vetëm fakti se po i karikojmë telefonat tanë për orë të tëra”, thotë ai, “por edhe vendi se ku po i lëmë”. Shumë prej njerëzve e praktikojnë që t’i lënë telefonat e tyre në shtrat, dhe kjo është diçka totalisht e gabuar, për shkak se çarçafët janë ata që i shkaktojnë nxehtësi telefonit. Po ashtu, ta mbushni telefonin gjatë tërë natës, është e dëmshme për jetëgjatësinë e baterisë, për shkak se asnjëherë s’duhet ta lini në rrymë kur telefoni ka arritur 100% të baterisë.