Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pse po rritet numri i vrasjeve në Kosovë? (VIDEO)

NULL NULL
07.11.2025 23:56

Flamur Kabashi nga Instituti i Kosovës për drejtësi ka folur për numrin e rritur të vrasjeve në kohët e fundit në Kosovë.

“Gjatë monitorimit të sistemit gjyqësor, por edhe atij prokurorial, në rastet e dhunës në familje, kemi vërejtur një qasje e cila nuk ka rezultuar e suksesshme në kuptimin e adresimit të asaj që e përcakton qëllimin e dënimit ndaj kryesve të veprave penale, në rastin konkret të veprave penale të dhunës në familje”, ka thënë Kabashi në Edicionin Special të Klan Kosovës.

Ai tha se edhe aktakuzat nga prokuroritë janë në nivel jo të kënaqshëm sepse përfshihen dy-tri prova në maksimum.

“Kur flasim për dënimet që i shqiptojnë gjykatat, pas përfundimit të shqyrtimeve gjyqësore ose me rastin e pranimit të fajësisë në fillim të procedurës apo gjatë gjykimeve, e shohim një politikë ndëshkimore tërësisht të dështuar në rastet e dhunës në familje”, vijo mes tjerash ai.

lajme të ngjashme