“Pse mkqyre” sherri nisi në oborrin e shkollës: Gazetari Salihu zbardh detaje të vrasjes në Vushtrri (VIDEO) NULL NULL 24.03.2025 13:19 24.03.2025 13:19 19-vjeçari Ardit Zymeri u vra mbrëmjen e së dielës në Vushtrri, nga një armë zjarri. Për këtë ngjarje të rëndë, i dyshuari kryesor është Bleon Dibrani, i cili pranoi sot fajësinë e tij në polici. Gazetari Pleurat Salihu tregoi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, se sherri i fatalitetit nisi në oborrin e shkollës, ku dy të rinjtë, të cilët janë të së njëjtës shkollë dhe kanë një diferencë prej 2-3 muajsh, dhe kanë pasur një zënkë. “Sherri ka nisur me fjalë “Pse mkqyre?”, dhe ka vazhduar, theksoi Salihu, duke treguar se qytetarët përreth ishin ata që i dhanë këto informacione. Ndiqni intervisten e plotë, në videon e mëposhtme: